Procedurat ligjore pas vdekjes së Jovica Ilievskit: Bërvenica zgjedh u.d. kryetar dhe shkon në zgjedhje të parakohshme

Nga D. V.
1,149 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski dje ndërroi jetë. Pas kësaj ngjarjeje tragjike, ligji në Maqedoninë e Veriut specifikon qartë hapat administrative që duhet të ndërmerren për të mos bllokuar proceset institucionale.

Këshilli duhet të thërras seancë urgjente për zgjedhjen e u.d. kryetarit

Menjëherë pas përfundimit të ditëve të zisë, Këshilli i Komunës së Bërvenicës duhet të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme. Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, këshilltarët komunalë do të duhet të votojnë me shumicë votash një nga anëtarët e Këshillit, i cili do të ushtrojë detyrën e kryetarit të komunës (u.d.).

Ky person do të udhëheqë komunën përkohësisht që shërbimet ndaj qytetarëve, rrogat e administratës dhe projektet në teren të vazhdojnë pa ndërprerje.

Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme.

Meqenëse mandati i kryetarit të ndjerë ka ndërprerë në një periudhë ku ligji detyron organizimin e zgjedhjeve të reja, pas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Qeverisë, Kryetari i Kuvendit do të duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme lokale vetëm për Komunën e Bërvenicës.

Në këto zgjedhje, të cilat do të organizohen nga KSHZ-ja, banorët e Bërvenicës do të votojnë për kryetarin e ri, i cili do të ketë mandat legjitim për të udhëhequr komunën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër