Prof. Dr. Emine Shabani përfaqësoi UT në konferencë ndërkombëtare

Nga D. V.
371 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 prill, Zhurnal.mk – Në Universitetin “Eqrem Çabej”-Gjirokastër, më 27 mars 2026, u mbajt konferenca shkencore  ndërkombëtare me temë “Rrugëtimi shkencor i profesoreshë Klara Kodrës mes botës arbëreshe dhe
letërsisë shqipe”, e organizuar në kuadër të 80-vjetorit të lindjes së saj.

Në këtë ngjarje të rëndësishme shkencore, Universiteti i Tetovës u përfaqësua nga dekania e Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Emine Shabani, e cila e prezantoi studimin e saj me temë:
“Trashëgimia shkencore, kritike dhe kreative e Klara Kodrës: ndërmjet studimit, interpretimit dhe krijimit”.

Pjesëmarrja e Prof. Dr. Emine Shabanit në këtë konferencë dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Universitetit të Tetovës në promovimin e vlerave shkencore, kulturore dhe albanologjike, si dhe
përkushtimin e tij në forcimin e bashkëpunimit me institucione të rëndësishme universitare dhe kërkimore në hapësirën shqiptare.

Në konferencë morën pjesë studiues, profesorë dhe kërkues shkencorë nga institucione të ndryshme , të cilët e vlerësuan lart kontributin e prof. Klara Kodrës në studimet letrare dhe arbëreshe, duke e
cilësuar veprën e saj si një pasuri të çmuar të mendimit kritik dhe të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Në tri seancat shkencore të konferencës u paraqitën kumtesa nga studiues të Universitetit “Eqrem Çabej”, QSPA-së, Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Institutit Albanologjik të Prishtinës, si dhe
nga institucione të tjera akademike e shkencore.

Përmes kësaj pjesëmarrjeje, Universiteti i Tetovës riafirmon rolin e tij si një qendër e rëndësishme e dijes, kërkimit shkencor dhe afirmimit të vlerave kombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër