Tiranë, 5 nëntor, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim ambasadoren e Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa, e cila i dorëzoi progresraportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.
Pas takimit, Rama dhe ambasadorja De Sousa pritet të dalin një konferencë me mediet, për të folur mbi arritjet dhe piketat e progresraportit për Shqipërinë, në rrugën drejt BE-së.
Pas publikimit të progresraportit ditën e djeshme, kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria u vlerësua më lart se asnjëherë më parë.
Rama e konsideroi këtë një tjetër moment krenarie për Shqipërinë Europiane dhe një tjetër dëftesë notash domethënëse dhe inkurajuese nga Komisioni Europian.
Po ashtu Rama tha se ky është një tjetër hap përpara drejt objektivit historik të bashkimit me Europën.
