Prokuroria: Nesër priten rezultatet e analizave të ujit nga ujësjellësi i Gostivarit

Nga R.ZH
1,346 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 korrik, Zhurnal.mk – Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit njoftoi se është në koordinim të vazhdueshëm me Institutin e Shëndetit Publik, ku me urdhër të prokurorit publik po kryhen analiza dhe ekzaminime të cilësisë së mostrave të ujit nga ujësjellësi i Gostivarit.

Nga Prokuroria bëjnë të ditur se rezultatet e analizave pritet të jenë gati nesër, pas së cilave do të përcaktohet rrjedha e mëtejshme e procedurës.

“Sipas njoftimeve, rezultatet duhet t’i dorëzohen Prokurorisë kompetente gjatë ditës së nesërme, pas së cilës do të merret vendim për hapat e mëtejshëm proceduralë. Për rezultatet dhe veprimet e ardhshme, opinioni do të informohet në kohën e duhur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndërkohë, me urdhër të prokurorit publik, lokacioni në Vrutok vazhdon të mbetet i siguruar, njoftojnë nga Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër