Shkup, 20 Prill, Zhurnal.mk – Sipas prokurorisë, gjurmë ADN u gjetën në materialet e përdorura për të mbështjellë rreth 350,000 euro, të fshehura në mrin e shtëpisë së prindërve të gjykatësit Gjoko ristov në Negotinë, shkruajnë media vendore.
Sipas prokurorisë, testet biologjike kanë treguar se Ristov është i lidhur me manipulimin dhe fshehjen e parave, të cilat dyshohet se u mblodhën pa mbulesë ligjore.
Prokuroria thekson se në këtë fazë nuk pretendohet ryshfet i drejtpërdrejtë, por se ka indikacione për ushtrim ndikimi dhe aktivitete korruptive në nivel të tërthortë, ndërsa procedura për konfiskimin e mundshëm të pronës vazhdon, raporton Skopje1.
Rasti sipas hetimeve ndërlidhet me një hetim të mëparshëm në lidhje me Fehmi Stafën, i cili ishte dënuar më parë për marrjen e një pjese të një shume të dakordësuar prej 100,000 eurosh në një përpjekje për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në një vendim gjykate.
Prokuroria njoftoi se hetimi po vazhdon dhe se përfshirja e mundshme e individëve të tjerë do të merret në konsideratë nëse dalin prova shtesë.
