Promovohet Kodi Etik i deputetëve! Rregulla të reja për integritet, transparencë dhe përgjegjësi

Nga D. V.
952 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 korrik, Zhurnal.mk – Në Kuvend u promovua Kodi i Sjelljes Etike të Deputetëve, i cili synon të vendosë standarde më të larta për sjelljen dhe integritetin parlamentar. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, tha se kodi duhet të jetë zotim praktik, ku interesi publik vendoset mbi atë personal dhe debatet politike zhvillohen me argumente e respekt. Dokumenti parashikon mekanizma konkretë për zbatim, si grup pune për mbikëqyrje, këshilltar për çështje etike dhe udhëzues për deputetët. Përfaqësuesit e OSBE-së, NDI-së dhe ODIHR-it e vlerësuan si hap drejt një Kuvendi më transparent dhe më të besueshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër