Prishtinë, 07 korrik, Zhurnal.mk – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se do të shqyrtonte shitjen e mundshme të avionëve luftarakë ”F-35” Turqisë, pasi përjashtoi Ankaranë nga programi në vitin 2019 për shkak të blerjes së një sistemi mbrojtës rus nga Turqia.
“Është një aeroplan i shkëlqyer, padyshim më i miri, dhe sigurisht është diçka që do ta shqyrtojmë”, tha ai, së bashku me presidentin turk, Recep Tajip Erdogan.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan priti sot homologun e tij amerikan, Donald Trump në Ankara, pasi filloi samiti dyditor i NATO-s.
Erdogan e përshëndeti personalisht Trumpin pas mbërritjes së tij në aeroportin ”Esenboga”.
Më vonë në kompleksin presidencial do të mbahet një ceremoni zyrtare e mirëseardhjes, pas së cilës do të zhvillohen bisedime dypalëshe dhe takime në nivel delegacioni për çështje rajonale dhe ndërkombëtare.
