Shkup, 24 prill Zhurnal.mk – Në një atmosferë të veçantë dhe me pjesëmarrje të madhe të miqve, familjarëve, dashamirëve dhe të ftuarve të shumtë, është promovuar libri më i ri akademik i autorit Rijad Bejtulla me titull “Krimi i Organizuar në kontekst rajonal dhe ndërkombëtar”.
Ky botim trajton një nga temat më të ndjeshme dhe më aktuale të kohës, duke ofruar një analizë profesionale mbi fenomenin e krimit të organizuar, ndikimin e tij në rajon, si dhe përmasat e tij në nivel ndërkombëtar.
Gjatë promovimit, autori shprehu mirënjohje të veçantë për të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim, duke falënderuar familjen, miqtë, dashamirët dhe të gjithë pjesëmarrësit që kontribuuan në suksesin e kësaj ngjarjeje.
Ky promovim u vlerësua si një ngjarje me rëndësi akademike dhe shoqërore, ndërsa libri pritet të zgjojë interes të madh tek studiuesit, studentët dhe publiku i gjerë që merret me çështjet e sigurisë, krimit të organizuar dhe politikave publike.
