Shtip, 24 prill Zhurnal.mk – Shtipi është përzgjedhur si lokacion ku do të instalohet një Qendër e Integruar për Operacione të Sigurisë, e cila do të fokusohet në avancimin e sigurisë kibernetike dhe qëndrueshmërisë digjitale.
Në Universitetin e Shtipit sot u shënua fillimi i një projekti të rëndësishëm në fushën e sigurisë kibernetike, që lidh komunitetin akademik, institucionet dhe partnerët ndërkombëtarë.
“Nëse duam siguri afatgjatë kibernetike, duhet të investojmë jo vetëm në teknologji, por edhe në kuadro”, theksoi ministri Stefan Andonovski, duke shtuar se transformimi digjital nuk nënkupton vetëm futjen e teknologjive dhe shërbimeve të reja, por edhe ndërtimin e një shteti digjital të sigurt dhe rezistent.
Sipas ministres Janëvska, në një kohë kur digjitalizimi është i pranishëm në çdo segment të jetës, prioritet strategjik mbetet investimi në siguri kibernetike dhe qëndrueshmëri digjitale.
Sistemi do të mbulojë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do të funksionojë sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Në këtë qendër rajonale do të trajnohen profesionistë të sigurisë kibernetike, të cilët do të kenë detyra të specializuara në fushën e sigurisë.
