Protesta e 4-ërt para Kryeministrisë, çfarë pritet sot

Nga Xh M
796 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Policia është angazhuar në këtë protestë kombëtare dhe nuk lejon as këmbësorët, në afërsi të Kryeministrisë. Efektivët pritet të veprojnë, në rast të një skenari të mundshëm dhune nga ana e protestuesve.

Mbetet të shikohet se çfarë masash do të marrë policia, në rast se protestuesit do të përdorin dhunë. Janë 1600 efektivë në terren, që do të ruajnë institucionet kryesore.

Ishte parashikuar që tubimi të niste në orën 18:00, ndërsa kanë kaluar më shumë se 20 minuta dhe kryedemokrati Sali Berisha është ende në selinë blu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër