Protesta e PD, Berisha: Revolta qytetare nuk ndalet deri në largimin e Edi Ramës

Nga Xh M
269 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kryedemokrati Sali Berisha ka udhëhequr protestuesit në marshimin nga Kryeministria drejt Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Duke folur për mediat, Berisha tha se kjo është revoltë e qytetarëve, duke theksuar se shqiptarët nuk do të ndalen.

Sipas Berishës, kjo revoltë nuk do të ndalet deri në largimin e Edi Ramës.

“Pra, kryengritja paqësore e opozitës sot ka formën e një marshimi revoltë proteste në rrugët e Tiranës për të shprehur zemërimin popullor ndaj kreut të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare dhe anëtarëve të saj. Pra, për t’i thënë Edi Ramës se jo një Lubi, po edhe 30 Lubi po të largohesh, do jesh ti dhe vetëm ti objekti kryesor i revoltës popullore.

Do të jetë Edi Rama dhe vetëm Edi Rama kazus i betejës tonë gjer në largimin e tij. Është Edi Rama gjeneratori i të gjitha të këqijave të lidhura me regjimin e tij. Ndaj dhe, largimi i njërit apo tjetrit, përbëjnë vetëm përpjekje të dëshpëruara të tij për të ruajtur lëkurën e tij. Asgjë nuk e mbron atë nga revolta popullore. …E ka ndonjë element të tillë… janë shpërthime të revoltës”, tha Berisha.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër