Protesta në Tiranë hyn në ditën e 73-të

Nga Xh M
516 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 gusht Zhurnal.mk – Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e 73-të, ndërsa qytetarët janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej” për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë.

Tubimi u shoqërua me thirrje për ndryshime politike dhe me përsëritjen e qëndrimit se protestuesit nuk do të tërhiqen pa u plotësuar kërkesat e tyre.

Thirrja kryesore e protestuesve vijon të jetë drejtuar kryeministrit, “Jep dorëheqjen!”, ndërsa në qendër të protestës janë vendosur kërkesat për ndryshime të thella politike dhe largimin e asaj që ata e cilësojnë si “klasa e vjetër politike”.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit do të vijojnë marshimin në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit, duke ndjekur itinerarin e përdorur edhe në protestat e mëparshme.

Me thirrje dhe pankarta kundër klasës politike, protestuesit deklaruan se do të vijojnë aksionin e tyre deri në përmbushjen e kërkesave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër