Zjarr i madh në Breznicë të Bujanocit, rreth 700 banorë largohen nga shtëpitë

Nga Xh M
596 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bujanovc, 11 gusht ZHurnal.mk – Një zjarr i madh ka përfshirë një zonë me pisha në fshatin Breznicë të Bujanocit, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi dhe po i afrohen zonave të banuara.

Sipas raportimeve, situata paraqitet e rënduar, pasi zjarri ka përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe po vazhdon të zgjerohet.

Për shkak të rrezikut, rreth 700 banorë raportohet se kanë lënë shtëpitë e tyre dhe kanë dalë në rrugë.

Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar, ndërsa situata po vazhdon të monitorohet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër