Shkup, 15 shtator – Iniciativa qytetare “Ndalo për Vardarishten” paralajmëroi se sot në mëngjes në orën 07:30 do të mbajë protestë duke bllokuar urën “Binjakët” midis komunave Aerodrom dhe Gazi Babë.
“Po e ndërmarrim këtë hap për shkak të mungesës së vëmendjes nga autoritetet kompetente ndaj kërkesave tona dhe helmimit në rritje që po u bëhet këtij populli”, theksojnë në paralajmërimin për protestën nga “Ndalo për Vardarishten”, të cilët ditët e kaluara në të njëjtin vend kanë organizuar protesta gjatë orëve të mbrëmjes.