Protestë edhe në Koçan, qytetarët revoltohen pasi policia u ka konfiskuar automjetet

Nga B.M
A+ A-
Rivendos

Koçan, 3 shkurt – Pasditen e sotme, një grup qytetarësh dolën në protesta në rrugën Manastir–Resnjë dhe në lagjen Trajanovo Trllo në Koçan. Ata shprehën pakënaqësinë e tyre pasi policia u ka konfiskuar automjetet që i drejtonin pa leje drejtimi, raporton Radio Koçani.

Gjatë tubimit, në rrugën “Cvetan Dimov” u dogjën goma, gjë që shkaktoi një ndërhyrje të shkurtër, por të tensionuar të policisë dhe zjarrfikësve. Zjarri u shua shpejt dhe protesta u shpërnda.

Institucionet kompetente paralajmëruan se do të ndërmarrin masa përkatëse, duke vlerësuar se kjo mënyrë e shprehjes së revoltës përbën shkelje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe vepër penale.

artikuj të ndërlidhura