Protestë pa fjalime/ Opozita tregon “muskujt” në shesh, zbulohen skenarët e revoltës së demokratëve

Nga Xh M
409 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Demokratët kanë mbledhur forcat për të protestuar sërish sot poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, raporton se protesta e pestë kombëtare e opozitës nuk do të ketë fjalime, por demokratët do flasin më shumë me akte.

Ndryshe nga protestat e mëparshme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit qarkullimi i automjeteve vijon normalisht, ndërkohë që organizatorët e protestës së PD nuk kanë vendosur podium.

Dyert e Kryeministrisë janë blinduar, ndërkohë është mbuluar dhe stalacioni i dritave. Rreth Kryeministrisë po vendoset gardh metalik.

Gazetarja e Top Channel raporton se shënjestra e revoltës do të jetë Kryeministria, por organizatoret nuk mohojnë as zhvendosjen në institucione të tjera.

Ndërkohë Policia e Shtetit nuk ka marrë përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit, sipas tyre kjo nisur nga incidentet e dhunshme të ndodhura gjatë tubimit të mëparshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër