Pse 90% e CV-ve të punës refuzohen?

Nga D V
718 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ju aplikoni për shumë vende të punës por asnjëherë nuk merrni thirrje për intervistë nga ndonjë kompani.

A keni menduar ndonjëherë se çfarë mund të jetë duke shkuar gabim?

Nëse ka një vend të hapur të punës, patjetër se dikë do ta punësojnë, por përse ju gjithmonë e humbni mundësinë?

Ekspertët e burimeve njerëzore i kanë analizuar më thellë arsyet se përse 90 për qind të CV-ve refuzohen dhe, siç duket, “CV-të jo profesionale” janë arsyeja kryesore.

Gjërat që me siguri jeni duke i injoruar në CV-në tuaj:

1. Shumica e CV-ve tregojnë për aftësitë, por pak prej tyre flasin për përvojat. Kjo është edhe arsyeja se përse duhet ta bashkëngjitni një letër motivuese.

2. Çdo e treta CV ka gabime drejtshkrimore. Shumica e aplikacioneve të kandidatëve për punë refuzohen shkaku i drejtshkrimit të dobët.

3. Kur aplikoni për një punë, CV-ja dhe letra e motivimit duhet të modifikohen për punën adekuate.

4. Aplikimi pa e lexuar përshkrimin e punës është një tjetër arsye se përse refuzohen CV-të.

5. Shpenzoni kohë për ta shkruar mirë dhe në mënyrë profesionale CV-në tuaj. Mos e merrni atë të gatshme në internet, por bëjeni vet dhe bëjeni shumë mirë!

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër