Publikoi motrën topless në rrjetet sociale , Genardi dhe Sonida shtohen në psikiatri

Nga B.M
740 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një rast shqetësues u bë publik së fundmi në rrjetet sociale, ku Sonida Hajdini ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike. Ajo ishte filmuar gjysmë e zhveshur nga i vëllai i saj, Genard Hajdini, i cili shpërndau videon në profilin e tij në rrjetet sociale. Në video, Sonida duket mbi krevat duke ngrënë një sallam me salcë, ndërsa akuzon të vëllain për dhunë.

Pas publikimit të videos në media, erdhi dhe reagimi nga institucionet përkatëse. Denoncimi publik nxiti ndërhyrjen e autoriteteve të cilat edhe pse me shumë mundësi e kanë parë videon e publikuar nga vëllai i saj dhe kanë zgjedhur si gjithmonë të qëndrojnë pasiv.

Bëhet me dije se pas publikimit mëngjesin e sotëm, Sonida dhe Genardi janë shtruar në psikiatri ku pritet të marrin mjekimin e nevojshëm

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër