Shkup/Prishtinë, 17 prill, Zhurnal.mk – Ambasadori i Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timčo Mucunski, ku në fokus ishte avancimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit u diskutua për agjendën dypalëshe, e cila përfshin forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në disa sektorë me interes të përbashkët.
Sipas ambasadorit Qehaja, të dyja palët janë të përkushtuara për të intensifikuar angazhimin në drejtim të konkretizimit të projekteve të përbashkëta, me synim që përfituesit kryesorë të jenë qytetarët.
Takimi vjen në kuadër të përpjekjeve për thellimin e marrëdhënieve mes Kosova dhe Maqedonia e Veriut, si dhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal.
