Qendra e diagnozës molekulare në “Mbretëresha Geraldinë”, referencë kombëtare për testet gjenetike

Nga D. V.
258 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Laboratori i Qendrës së Diagnozës Molekulare pranë Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” është një hap i ri në diagnostikimin mjekësor modern.

Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ambienti modern i këtij laboratori, ku zbatohet teknika e avancuar e analizës së genomit (microarray), ndësa kryerja e analizave gjenetike bëhet sipas standardeve ndërkombëtare.

“Diagnoza më të shpejta, më të sakta dhe më të sigurta për pacientët”, shkruan Rama.

Qendra e diagnostikës molekulare pranë Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, është qendër referimi në nivel kombëtar për kryerjen e testeve gjenetike dhe zhvillimet e reja laboratorike në këtë fushë.

Qendra është e përbërë nga katër hapësira pune, që i korrespondojnë proceseve të ndryshme që kryen në to. Çdo hapësirë ka emërtimin e vet dhe në ato dhoma duhen kryer vetëm proceset e parashikuara sipas protokollit.

Dhomat emërtohen si dhoma e ekstraktimit të ADN-së, ku vendosen kampionet biologjike për t’u ekstraktuar, dhoma e PCR, ku përgatiten reaksionet e PCR me të gjithë elementet përbërës përveç ADN-së, dhoma ku analizohen produktet e amplifikimit të ADN-së nëpërmjet elektroforezës në xhel agarozi, si edhe dhoma ku analizohen mutacionet e gjeneve në Sekuenciatorin e ADN-së.

Pjesë e laboratorit është dhoma e konsultave gjenetike ku ofrohet këshillimi gjenetik sipas rasteve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër