Qendra për Menaxhim me Ndryshime: Propozohet qasje falas në “Gazetën Zyrtare”

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 shtator, Zhurnal.mk – „Nuk mund të flasim për sundim të ligjit kur qytetarët kanë qasje të kufizuar në aktet e përgjithshme juridike të shtetit, dhe kjo gjendje absurde është tregues i kulturës së ulët juridike dhe politike në shtet. Prandaj, Kuvendi dhe Qeveria kanë detyrë ta largojnë këtë anomali sistemike dhe të sigurojnë qasje të lirë dhe falas në legjislacionin e shtetit“, analizojnë nga Qendra për Menaxhim me Ndryshime (QMN).

Qasje falas në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” duhet të kenë të gjithë qytetarët, sepse kjo është e drejta e tyre kushtetuese, vlerësojnë nga QMN.

Ata dolën me analizë për përfitimet juridike, ekonomike dhe demokratike nëse “Gazeta Zyrtare” është falas dhe theksojnë se me këtë qytetarët do të kenë qasje falas në aktet e shtetit përmes të cilave rregullohen të drejtat dhe detyrimet e tyre, në mënyrë që ta përshtatin sjelljen e tyre.

„Nuk mund të flasim për sundim të ligjit kur qytetarët kanë qasje të kufizuar në aktet e përgjithshme juridike të shtetit, dhe kjo gjendje absurde është tregues i kulturës së ulët juridike dhe politike në shtet. Prandaj, Kuvendi dhe Qeveria kanë detyrë ta largojnë këtë anomali sistemike dhe të sigurojnë qasje të lirë dhe falas në legjislacionin e shtetit“, shkruhet në analizën e QMN.

Si të sigurohet qasje falas në “Gazetën Zyrtare”?
Nga QMN thonë se qasje falas mund të arrihet me ndryshim të Ligjit për publikimin e ligjeve dhe akteve të tjera në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ndryshim të vendimit të Ndërmarrjes Publike “Gazeta Zyrtare” me të cilin përcaktohet shuma e abonimit dhe me shfuqizimin e nenit 14 paragrafi 1 alineja 1 nga Ligji nga Gjykata Kushtetuese.

Duke pasur parasysh se është në procedurë ndryshimi ligjor, nga Qendra rekomandojnë që ato të përfshijnë edhe qasjen falas në “Gazetën Zyrtare”.

„Më 23.12.2025 në platformën ENER u publikua projektligj për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për publikimin e akteve juridike të përgjithshme. Është paraparë plotësim i Ligjit që përcakton se detyrimisht publikohet botimi elektronik i ‘Gazetës Zyrtare’, ndërsa botimi i shtypur mund të publikohet sipas nevojës. Kur tashmë procesi për ndryshim të Ligjit ka filluar, ndryshim shumë më thelbësor do të ishte nëse përcaktohet se ‘qasja në ligjet, aktet e tjera të përgjithshme dhe shpalljet publike nuk mund të jetë objekt pagese dhe duhet pa pengesa të jenë publikisht të qasshme’. Më tej, do të mbetet në NP ‘Gazeta Zyrtare’ ta operacionalizojë këtë dispozitë“, thonë nga QMN.

Implikimet financiare
Qendra për Menaxhim me Ndryshime përgatiti edhe analizë për implikimet financiare mbi punën e Ndërmarrjes Publike “Gazeta Zyrtare” (NP GZ) nëse sigurohet qasje falas. Analiza përfshin bilancet e të ardhurave dhe shpenzimeve të Ndërmarrjes për periudhën 2022 – 2025. Të dhënat tregojnë se NP GZ në këtë periudhë ka rritje të përgjithshme të të ardhurave prej dhjetë për qind, kundrejt rritjes së përgjithshme të shpenzimeve që për të njëjtën periudhë është rritur për 22 për qind.

„Kur krahasohet trendi i të ardhurave dhe shpenzimeve për periudhën 2022 – 2025 mund të vërehet se të ardhurat kanë rritje mesatare prej dy për qind, por për të njëjtën periudhë shpenzimet kanë rritje mesatare prej shtatë për qind. Shpenzimet gjithashtu kanë rritje të përgjithshme prej 22 për qind nga 2022 deri në 2025, në kundërshtim me rritjen më të vogël të përgjithshme të të ardhurave prej dhjetë për qind për të njëjtën periudhë. Ky lloj rritjeje disproporcionale e shpenzimeve kundrejt të ardhurave do të çojë në humbje në punën e ardhshme të Ndërmarrjes“, shkruhet në analizën e QMN.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër