Skandal në Dibër: I dehuri sulmon policët dhe shkatërron inventarin në stacion!

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 shtator, Zhurnal.mk – 1.82 promilë alkool në gjak – 29-vjeçari përballet me kallëzim për tri vepra penale

Një 29-vjeçar nga fshati Bajramovc i Komunës së Qendër Zhupës ka përfunduar me kallëzim penal për tri vepra penale, pasi dyshohet se ka sulmuar policët dhe më pas ka shkaktuar dëme në inventarin e një stacioni policor në Dibër.

Sipas MPB-së, më 28 gusht 2026, E.A. ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës. Pas arrestimit, ai dyshohet se ka dëmtuar një pjesë të inventarit në stacionin policor.

Për rastin ndaj tij janë ngritur dyshime për veprat penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”, “Rrezikim i sigurisë” dhe “Dëmtim i sendeve të huaja”.

Kontrollet kanë zbuluar edhe se 29-vjeçari ishte nën ndikimin e alkoolit, me plot 1.82 promilë alkool në gjak.

Policia ka dorëzuar kallëzimin penal dhe rasti tashmë është në procedurë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër