Kuvajt, 7 prill Zhurnal.mk – Qeveria e Kuvajtit u bën thirrje njerëzve të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre sonte.
Banorëve në Kuvajt u është kërkuar të shmangin daljet nga ora 00:00 e mesnatës deri në orën 06:00 të mëngjesit të nesërm.
Ministria e Brendshme, në një deklaratë të shpërndarë në X, thotë se “qytetarët dhe banorët këshillohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin vetëm nëse është absolutisht e nevojshme”, raporotn BBC.
Ajo shton se kjo “masë synon të ruajë sigurinë, të mbështesë operacionet e sigurisë dhe të sigurojë stabilitetin”.
