Prokuroria dorëzon aktakuzë për 10 persona dhe 4 kompani për dëme mbi 6.5 milionë euro

Nga B.M
352 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 prill, Zhurnal.mk – Pas një hetimi të thellë, Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Penale të Shkupit kundër 10 personave dhe propozim-akuzë kundër 11 personave të tjerë fizikë dhe 4 personave juridikë.

Grupi i organizuar, i formuar gjatë vitit 2023, akuzohet se ka shkaktuar dëm mbi 6.5 milionë euro në buxhetin e shtetit përmes mashtrimeve tatimore dhe pastrimit të parave.

Nga 10 personat e parë, tre organizatorë akuzohen edhe për “Fshehje të tatimit” dhe “Pastrim parash”, ndërsa të tjerët për “Mashtrim tatimor”, “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Pastrim parash”.

Sipas aktakuzës, organizatori kryesor, shtetas serb dhe pronar i dy kompanive të përfshira, ka dhënë të dhëna të rreme për të hyrat e tij dhe të kompanive në bilancet vjetore, duke shmangur pagesën e rreth 16.7 milionë denarëve. Dy zyrtarë të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të të Hyrave Publike (DSHP/UJP) në Shkup e kanë ndihmuar duke eliminuar pengesat administrative.

Të dyshuarit e tjerë akuzohen se kanë mashtruar organet tatimore duke kërkuar rimbursim të TVSH-së për kompani jorezidente, duke dëmtuar buxhetin për 33.6 milionë denarë. Për më tepër, disa të akuzuar kanë transferuar mjete në vlerë prej mbi 401 milionë denarë për të fshehur origjinën e parave të fituara me krim.

Propozim-akuza përfshin edhe zyrtarë nga Sektori i Regjistrimit dhe Përcaktimit të Tatimeve pranë DAP-it – Drejtoria Rajonale Shkup, të cilët akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare për të sjellë dobi pasurore kompanive të përfshira.

Dhjetë persona akuzohen për “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, ndërsa një person për “Falsifikim të dokumenteve”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër