Qeveria ende nuk i ka dorëzuar emrat për prokuror në Këshillin e Prokurorëve

Nga B.M
640 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 shkurt – Qeveria ende nuk i ka dorëzuar në Këshillin e Prokurorëve emrat e kandidatëve për prokuror publik. Kreu i Këshillit, Bashkim Besimi pas anulimit të seancës së sotme për shkak të mungesës së kuorumit, deklaroi se sipas ligjit ata japin mendim për emrat e kandidatëve që do të dorëzohen, ndërsa më pas Qeveria, njërin prej tyre e dërgon në Kuvend për miratim.

Për prokuror publik janë kandiduar u.d. prokurorja aktuale Anita Topollova-Isajllovska, prokuroret Lençe Ristovska dhe Lidija Raiçeviq, gjykatësi Nenad Saveski dhe ish gjyqtari Vlladimir Pançevski.

“Nuk do të them në mënyrë të përgjithshme, derisa nuk vijnë paraqitjet. Në parim i dimë të gjithë kandidatët që janë paraqitur, do t’i shqyrtojmë dhe në seancë do të vendosim dhe do ta njoftojmë qeverinë në afatin ligjor. Ne mund të japim dy-tre apo një kandidat, megjithatë Qeveria është vegla e fundit që jep propozim në Kuvend. Nëse japim mendim negativ, ajo nënkuptohet që qeveria atë kandidat nuk mund ta japë në Kuvend”, tha Bashkim Besimi, kryetar i Këshillit të Prokurorëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër