Qeveria merr përsipër projektin për sanimin e rrëshqitjes së dheut në rrugën drejt Teferriqit; tenderi publikohet javën e ardhshme

Nga I.A
835 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 korrik, Zhurnal.mk – Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të marrë plotësisht përsipër projektin për stabilizimin dhe sanimin e rrëshqitjes së dheut në rrugën që çon drejt lagjes Teferriq – njoftoi ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski.

“Projekti për stabilizim dhe sanim tashmë është i përgatitur. Pres që më së voni javën e ardhshme të shpallet tenderi për përzgjedhjen e kompanisë realizuese. Pas përzgjedhjes së operatorit ekonomik, do të fillojmë menjëherë me punimet, me synim që sanimi të përfundojë para fillimit të sezonit dimëror”, deklaroi Nikoloski.

Ai theksoi se bëhet fjalë për një rrëshqitje të dheut me karakter serioz, e cila tejkalon kapacitetet teknike dhe financiare të Komunës Kisella Vodë dhe të Qytetit të Shkupit. Vendimi që Ministria të marrë përsipër projektin është marrë në mbledhjen e Qeverisë, pas koordinimit me autoritetet lokale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër