Qeveria miraton planin 2025–2030 për energji dhe klimë

Nga D. V.
395 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 Prill, Zhurnal.mk – Qeveria tha sot se e ka miratuar planin për energji dhe klimë për periudhën 2025-2030 me të cilin ajo synon që të ndërmarrë gjithsejtë 61 masa, në të cilan përfshihen edhe projekte për prodhim rryme elektrike nga burimet e ripërtrishme.

“Qeveria miratoi Planin Kombëtar të Integruar për Energjinë dhe Klimën 2025–2030 – një dokument strategjik që e vendos vendin në një rrugë të qartë drejt transformimit të energjisë, zhvillimit të qëndrueshëm dhe përafrimit të plotë me politikat evropiane,” tha ministria e energjisë sot.

Sipas ministries, plani mbulon: 26 masa dekarbonizimi; 20 për efikasitetin e energjisë; 3 për sigurinë energjetike; 11 mbi tregun e brendshëm të energjisë dhe 1 për kërkim, inovacion dhe konkurrueshmëri.
“Fokusi është i qartë – ulja e emetimeve të gazrave serrë, rritja e burimeve të energjisë së rinovueshme dhe përmirësimi i ndjeshëm i efikasitetit të energjisë,” tha kjo ministri në një komunikatë.

Sipas ministrisë, qeveria do të ndërmarrë “hapa konkretë për të rritur investimet në energjinë diellore, të erës dhe hidroenergjinë; për të futur një sistem çmimesh të karbonit në përputhje me standardet evropiane; për të zhvilluar ruajtjen e energjisë dhe infrastrukturën moderne të energjisë; si dhe për të braktisur gradualisht qymyrin si burim energjie.”

Me zbatimin e planit të miratuar sot, ministria thotë se synohet për një „përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së mjedisit; stabilitet dhe pavarësi më të madhe energjetike; një cikël të ri investimesh në sektorin e energjisë; një tranzicion të përshpejtuar të gjelbër dhe zhvillim ekonomik.“

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër