Qeveria miraton projektligjin për energjinë elektrike

Nga D. V.
242 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 prill Zhurnal.mk – Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka pasur vetëm një pikë të rendit të ditës.

Në njoftim thuhet se është shqyrtuar dhe miratuar Projektligji për Energjinë Elektrike.

Sipas njoftimit, ky projektligj ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe masave për sektorin e energjisë elektrike, për të garantuar furnizim të sigurt, të qëndrueshëm dhe cilësor me energji elektrike, me çmime të përballueshme dhe transparente për konsumatorët fundorë, duke adresuar njëkohësisht caqet klimatike të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër