Xi dhe Sanchez premtojnë mbrojtjen e multilateralizmit

Nga D. V.
242 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pekin, 14 prill Zhurnal.mk – Udhëheqësit e Kinës dhe Spanjës u zotuan sot të forcojnë marrëdhëniet mes tyre dhe të punojnë për ruajtjen e multilateralizmit, në një kohë kur bota po ndikohet nga konflikte të ndryshme, përfshirë luftën në Iran, sipas AP.

“Duhet të forcojmë komunikimin, të konsolidojmë besimin e ndërsjellë, të bashkëpunojmë ngushtë, të kundërshtojmë rikthimin e botës në ligjin e xhunglës dhe të mbrojmë së bashku multilateralizmin e vërtetë”, deklaroi presidenti kinez Xi Jinping gjatë pritjes së kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez në Sallën e Madhe të Popullit.

Sanchez u shpreh dakord, duke theksuar se të dy vendet “mund të kontribuojnë në gjetjen e zgjidhjeve për tensionet tregtare që ekzistojnë, për vështirësitë dhe kompleksitetet gjeopolitike të botës së sotme, për luftërat, si dhe për sfidat mjedisore dhe sociale që prekin globin”.

Sanchez ndodhet në Kinë në vizitën e tij të katërt brenda pak më shumë se tre vitesh, në ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Spanja synon të forcojë lidhjet politike dhe tregtare me Pekinin, ndërsa kjo vizitë vjen në një moment kur Sánchez përballet me marrëdhënie të tensionuara me Shtetet e Bashkuara për shkak të kundërshtimit të tij ndaj luftës në Iran.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër