Qeveria miraton projektligjin për Shtetësinë e Kosovës

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 3 prill, Zhurnal.mk – Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e  sotme, ka miratuar projektligjin për Shtetësinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, prezantoi këtë projektligj duke thënë se me këtë nismë do të ketë lehtësime për diasporën për rikthimin e shtetësisë për ta.

“Në esencë, kjo nismë është një iniciativë strategjike e Qeverisë për të afruar legjislacionin tonë me praktikat më të mira ndërkombëtare. Përmes këtij projektligji realizojmë premtimin e qeverisë për lehtësimin maksimal të procesit të rikthimit të shtetësisë për diasporën tonë, të cilëve për shkak të kufizimeve në shtetet e tyre, iu është dashur të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës”, tha Sveçla.

Ky projektligj u miratua pa asnjë kundërshtim.

artikuj të ndërlidhura