Qeveria ndan 1 milion euro për kuponë ushqimi për familjet në nevojë

Nga D. V.
285 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 maj, Zhurnal.mk – Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 1 milion euro për zbatimin e masës 3.4 “kuponë ushqimi” për familjet në nevojë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se vendimi lidhet me Pakon e Ringjalljes Ekonomike dhe synon mbështetjen direkte të kategorive sociale.

“Ndarja e mjeteve buxhetore në vlerë prej një milion euro, synon mbështetjen e familjeve në nevojë, përmes masës 3.4 kupon ushqimi në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike”, ka deklaruar Kurti gjatë mbledhjes.

Qeveria rrit shtesat për lehonat e papunësuara, nga 325 në 500 euro nga ky muaj.

Ai shtoi se mjetet do të transferohen nga programi i ringjalljes ekonomike në departamentin e skemave sociale dhe do të përdoren për mbulimin e kostove në bazë të thirrjes së shpallur për përfituesit.

“Mjetet transferohen nga programi i ringjalljes ekonomike në departamentin e skemave sociale dhe do të përdoren për mbulimin e kostove sipas thirrjes së shpallur për përfituesit”, tha Kurti.

Detajet për kriteret dhe mënyrën e përfitimit nga kuponët ushqimorë pritet të sqarohen nga institucionet përgjegjëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër