Qeveria vazhdon masën për uljen e akcizave të derivateve të naftës deri më 15 qershor

Nga Xh M
406 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 maj, Zhurnal.mk – Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka vendosur të vazhdojë masën për uljen e akcizave të derivateve të naftës deri më 15 qershor.

Nga Qeveria njoftojnë se, krahas vazhdimit të kësaj mase, pas bisedimeve të zhvilluara me furnizuesin më të madh vendor të derivateve të naftës, kompaninë OKTA, është siguruar edhe një zbritje shtesë prej dy denarësh për litër.

Sipas njoftimit, zbritja shtesë do të hyjë në fuqi nga nesër, më 1 qershor, dhe pritet të reflektohet në çmimet e derivateve të naftës në tregun vendas.

Qeveria vlerëson se këto masa synojnë të zbusin presionin mbi qytetarët dhe bizneset, duke kontribuar në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve të karburanteve në periudhën e ardhshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër