Nju Jork, 22 shtator, Zhurnal.mk – Qindra fluturime në aeroportet e Nju Jorkut janë anuluar pas një problemi teknik në një qendër të kontrollit të trafikut ajror në Filadelfia.
Vetëm në aeroportin “Newark Liberty” u anuluan më shumë se 200 fluturime, ndërsa në aeroportet “LaGuardia” dhe “John F. Kennedy International” raportohen vonesa prej disa orësh.
“Incidenti tregon se nevojiten fonde shtesë për të modernizuar infrastrukturën dhe për të parandaluar probleme të tilla në të ardhmen”, deklaroi Sekretari i Transportit, Sean Duffy.
