Qoku dhe Bajram Begaj theksojnë përshpejtimin e Korridori 8 dhe forcimin e lidhjeve Tiranë–Shkup

Nga Xh M
342 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 shkurt – Deputeti i VLEN, Bekim Qoku, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në takimin me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë vizitës së tij zyrtare në Maqedonia e Veriut.

Sipas Qokut, në bisedë është trajtuar konkretisht çështja e vendosjes së regjimit Hyrje–Hyrje në pikën kufitare Qafë Thanë, si një hap i rëndësishëm për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave, si dhe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Po ashtu, është theksuar përkushtimi për avancimin e Korridori 8, projekt strategjik me rëndësi të veçantë për zhvillimin infrastrukturor dhe integrimin rajonal.

Presidenti Begaj, sipas deputetit të VLEN-it, ka rikonfirmuar angazhimin institucional për përkujdesjen ndaj shqiptarëve, kudo që jetojnë jashtë kufijve administrativë të shtetit amë, në përputhje me detyrimet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Si koordinator i Grupit Parlamentar të VLEN, Qoku ka theksuar se do të mbetet i përkushtuar në forcimin e lidhjeve strategjike mes dy vendeve dhe në mbështetjen e projekteve që sjellin zhvillim konkret për qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër