Tetovë, 25 janar – Ekspertëve thonë se krahas vendosjes së shenjave të shpejtësisë para kamerave, do të duhet që të vendosen shenja edhe pas tyre. Pa vendosjen e sinjalistikës së nevojshme, dënimi i vozitësve nuk do të jetë legjitim thotë eksperti i komunikacionit Sulejman Rahimi.
“Po sigurisht se janë parakushte këto dhe mendoj se e kanë në dije se këto shenja vertikale që paralajmërojnë se ka kamera, duhet të jenë të vendosura me kufizim të shenjave. Kompetentët me siguri se e dinë më mirë, dhe këtë duhet ta ketë parasysh sektori për komunikacion i komunës së Tetovës që paralajmërojnë se afër ka kamera që kontrollojnë qarkullimin.”, u shpreh thotë eksperti i komunikacionit Sulejman Rahimi.
Përndryshe në bulevardin e “Ilindenit” pothuajse askund nuk ka shenjë se sa është shpejtësia maksimale e lejuar. Shenjat e këtilla mungojnë edhe përgjatë bulevardit “Vidoja Smilevski –Bato”. Ndërkohë, shenjat si ato vertikale dhe horizontale në rrugët e Tëtovas mezi i sheh, ndërsa vozitësit shpesh afër shkollave dhe objekteve fetare apo institucioneve, ku duhet të ketë shenja që ulin shpejtësinë e lëvizjes në 30 kilometra në orë, por këta shenja në qytetin e Tetovës thuajse nuk janë.
Ligji për “Safe City” u votua në Kuvendin, dhe pritet që nga 1 Shkurti të implemnetohet. Opozita nuk e votoi, por pozita arriti të bind deputet e Levicës, dhe deputetin e pavaru Ilir Demirin që këtë ligj ta përkrahin.

