Rama: Aeroporti i Tiranës kryeson rajonin, 6 milionë pasagjerë në vetëm gjashtë muaj

Nga D V
14 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 4 shtator, Zhurnal.mk – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të shënojë rritje të ndjeshme të trafikut ajror, duke kryesuar aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale tha se “Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026. 6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj, me një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025”.

Rritja e trafikut ajror lidhet me shtimin e fluturimeve dhe destinacioneve, por edhe me rritjen e vazhdueshme të numrit të turistëve që zgjedhin Shqipërinë.

Tendenca e rritjes së trafikut është reflektuar edhe gjatë muajve të sezonit veror. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës regjistroi më 17 gusht një rekord historik, me 60,291 pasagjerë dhe 326 lëvizje avionësh brenda një dite. Ndërkohë që vetëm gjatë muajit gusht në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës u regjistruan 1 milion e 717 mijë pasagjerë.

Kjo ecuri konfirmon zgjerimin e lidhjeve ajrore të Shqipërisë me tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e kërkesës për vendin si destinacion turistik, duke e pozicionuar Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës në një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në rajon.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër