Rama: Detyrim njerëzor dhe shtetëror për integrimin e të riatdhesuarve nga Siria

Nga D V
582 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 gusht, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama siguroi sot se përpjekja për riatdhesimin e shqiptarëve që kanë mbetur ende në Siri vijon, ndërsa e konsideroi detyrim njerëzor dhe shtetëror integrimin e tyre në shoqëri.

Kryeministri Rama ndau pamje nga mbërritja në Rinas e pesë shtetasve shqiptarë, nga të cilët 3 të mitur, që u riatdhesuan nga Siria.

“Pesë shtetas shqiptarë, nga të cilët 3 të mitur, u riatdhesuan nga Siria pas një procesi të gjatë dhe të vështirë, ndërkohë që vijon përpjekja për riatdhesimin e atyre që kanë mbetur ende në Siri”, tha Rama.
Kryeministri theksoi se është një detyrim njerëzor dhe shtetëror, për t’u garantuar një fillim të ri nën mbrojtjen e institucioneve shqiptare.
Operacioni është kurorëzim i një pune të gjatë dhe të kujdesshme, që kërkoi koordinim të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve shqiptare, përfaqësive diplomatike dhe konsullore, si dhe autoriteteve të vendeve të përfshira.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër