Rama: Do kemi lajme të mira për procesin e integrimit në BE

Nga Xh M
309 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 5 prill Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me episodin e radhës të Podcastit “Flasim”. Rama paralajmëroi se në ditët në vijim do të ketë lajme të mira për Shqipërinë, përsa i përket procesit të anëtarësimit të vendit në BE.

“Nuk flitet për punët e Shqipërisë. Por përkundrazi, punët e Shqipërisë identifikohen me një luftë mizerabël politike. Bëjnë çmos që punët e Shqipërisë të mbulohen me ziftin e dëshpërimit të tyre dhe me baltën e gjithë inateve të tyre. Shqipëria punon dhe punët e Shqipërisë në tërësi janë në vijë. Është në vijë procesi më i rëndësishëm historik i anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Negociatat vazhdojnë, por ato lidhen me gënjeshtrën e madhe se janë bllokuar. E vërteta e thjeshtë është se kjo punë e madhe e Shqipërisë vazhdon përditë. Dhe sëshpëjti, siç kemi pasur lajmet e hapjes së kapitujve, do të kemi lajme shumë të mira për të gjithë”, tha mes të tjerash Rama.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër