Rama do të jetë pjesë e Forumit Ekonomik të Delfit, takim me homologun grek Mitsotakis

Nga D. V.
110 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 21 Prill, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot vizitë pune treditore (21-23 prill) në Greqi, me ftesë të Forumit Ekonomik të Delfit (DEF XI) .

Forumi Ekonomik i Delfit, një platformë ndërkombëtare e nivelit të lartë, çdo vit bën bashkë liderë politikë, përfaqësues të biznesit, akademikë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar sfidat kryesore globale, për të nxitur dialogun ndërkombëtar, për të shkëmbyer ide dhe për të kontribuar në hartimin e politikave që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe bashkëpunimin rajonal e global.

Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me homologun e tij, kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, me fokus forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ecurinë e punës së përbashkët për dokumentin e ri të partneritetit strategjik mes dy vendeve, për të cilin janë angazhuar ekipet e ministreve të jashtme të dy vendeve.

Gjatë punimeve të Forumit, do të nënshkruhet në një ceremoni të veçantë, Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Korporatës Shqiptare të Investimeve (AIC) dhe Hellenic Corporation of Assets and Participations S.A.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër