Tiranë, 7 qershor Zhurnal.mk – Tirana prej 8 ditësh ndodhet nën ‘pushtetin’ e protestuesve. Mijëra qytetarë kanë marshuar nga sheshi Skënderbej”, drejt Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. News24 sjell pamjet me dron.
Siç shihet nga pamjet ka një numër të lartë qytetarësh, duke bërë që kjo protestë të mos u ngjajë protestave që jemi mësuar të shohim. Të rinj, të reja, të moshuar, fëmijë, nëna, i janë bashkuar kësaj proteste e cila prej 8 ditësh ‘jehon’ në Tiranë. Një energji që duket qartë që kërkon që ky sistem të ndryshojë.
“Rama dorëhiqu”, “Atdheu nuk është në shitje”, “Shqipëria e Re” kanë qenë këto pankartat kryesore që kanë mbizotëruar në protestë.
