Rama: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët

Nga Xh M
521 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kiev, 2 gusht Zhurnal.mk – Një influencer i njohur ukrainas, i cili numëron 2 milionë ndjekës në Instagram ka ndarë një video ku ka zhvilluar një intervistë të shkurtër me kryeministrin Rama. Interesi i Max Klymenko është vendlindja e tij ndaj dhe pyet për ndihmën që Shqipëria ka dhënë për Ukrainën.

“Dëgjo, ne jemi përpjekur të bëjmë më të mirën tonë, ne nuk jemi në vend i madh e as i pasur, por kemi qenë me ta me gjithçka kemi mundur”, tha Rama.

Influenceri u pyet edhe për kërcënimin më të madh që i kanoset Shqipërisë.

“Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët në kuptimin që ne duhet të jemi të vetëdijshëm që na duhet të bëjmë shumë punë dhe na duhet të vazhdojmë në drejtimin e Bashkimit Europian, dhe kur të jemi në BE do jemi të sigurt edhe nga vetja jonë”, tha Rama.

Nga Giorgia Meloni e deri tek Donald Tramp me cilin prej liderëve botërorë kryeministri i Shqipërisë ka marrëdhënie më të mira?

“Unë kam marrëdhënie të mira me këdo, ndoshta marrëdhënia më e mirë është me Giorgia, marrëdhënie speciale mes Shqipërisë de Italinë gjithashtu, mund të them se kam pasur një marrëdhënie shumë sfiduese më Mark Rutte, kur ishte kryeministër i Holandës, por më pas u bëmë miq shumë të mirë, dhe kemi një miqësi të veçantë mes nesh. Ai është personi që merret më mirë me Donald Trump”, tha Rama.

Larg vëmendjes së influencerit ukrainas nuk mbeten as angazhimet, përditshmëria dhe hobet e Edi Ramës nga piktura deri tek basketbolli.

“Isha një artist me kohë të plotë, më pas u bëra.. a jam bërë politikan? Shpresoj që jo, por kam bërë shumë gjëra të tjera, kam luajtur basketboll me skuadrën kombëtare, jo se isha shumë i mire, por sepse isha i gjatë”, tha Rama.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër