Rama në Gjermani, pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze “Charlemagne Prize”

Nga D. V.
269 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 13 maj Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Aachen (Gjermani) më 13 dhe 14 maj, për të qenë i pranishëm në ceremoninë tradicionale të akordimit të Çmimit të Karlit të Madh (Charlemagne Prize).

Ky çmim konsiderohet si një nga nderimet më të rëndësishme evropiane që prej vitit 1950, për individë dhe institucione me kontribut të spikatur në bashkimin dhe përparimin e Evropës.

Këtë vit, Çmimi i Karlit të Madh 2026 i akordohet ish-presidentit të Bankës Qendrore Europiane dhe ish-kryeministrit të Italisë, profesor Mario Draghi, në vlerësim të rolit të tij vendimtar në ruajtjen e stabilitetit të Unionit Monetar Evropian.

Në të njëjtën kohë, ky vlerësim përcjell edhe një mesazh të qartë politik: se e ardhmja, sovraniteti dhe fuqia e Evropës lidhen ngushtësisht me qëndrueshmërinë dhe forcën e saj ekonomike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër