Tiranë, 05 qershor, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryeministrin e Holandës, Rob Jetten, gjatë qëndrimit të tij në në Tivat, Mal të Zi.
Kryeministri Rama ndodhet në Mal të Zi në kuadër të punimeve të samitit BE–Ballkani Perëndimor, ku po marrin pjesë udhëheqës të rëndësishëm evropianë dhe zyrtarë nga vendet kandidate.
BE-ja pritet të shqyrtojë strategji të reja gjatë këtij samiti për ta përshpejtuar procesin e anëtarësimit për gjashtë vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, sipas presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili zhvilloi një turne në këto vende këtë javë, për t’i paraprirë samitit.
