Rama pritet nga Erdogan në Pallatin Presidencial në Ankara

Nga D V
431 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 9 korrik Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama u prit sot në Pallatin Presidencial, Cumhurbaşkanlığı Külliyesi në Ankara nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Kryeministri përcolli pamje nga takimi në rrjetet sociale. “Me Presidentin e Turqisë dhe mikun e çmuar, Recep Tayyip Erdoğan, në Pallatin Presidencial, Cumhurbaşkanlığı Külliyesi, pas samitit të NATOS e në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe”, shkroi kreu i qeverisë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Ankara ndërsa dje mori pjesë në punimet e samitit të NATO-s, ku liderët e vendeve aleate diskutuan mbi sfidat aktuale të sigurisë dhe drejtimet strategjike të Aleancës.

Rama u prit në ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Gjithashtu Rama zhvilloi një takime liderët e vendeve të NATO-s dhe me Sekretarin e Përgjithshëm, Mark Rutte.

Në përfundim të samitit të NATO-s u vendos që samiti i ardhshëm të mbahet në Shqipëri.

Samiti në Ankara mblodhi udhëheqësit e aleancës me 32 anëtarë, si dhe partnerët kryesorë, për të diskutuar kapacitetin mbrojtës të Evropës, objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s, modernizimin ushtarak dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër