Ramush Haradinaj ngushëllon familjet Salihu dhe Shehu

Nga D. V.
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 qershor, Zhurnal.mk – Ish kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjet Salihu në Batushë të Gjakovës dhe Shehu në Junik për t’u shprehur ngushëllimet e tij pas humbjeve të rënda që kanë pësuar.

Haradinaj tha se ndarja e parakohshme nga jeta e Blerim Salihut, djalit të Heroit të Kombit Jashar Salihu, ka prekur shumë qytetarë. Ai e përshkroi Blerimin si një djalë të edukuar, i rritur me vlerat dhe lavdinë që la pas i ati.

Gjatë qëndrimit në Junik, Haradinaj ngushëlloi edhe familjen Shehu për vdekjen e mësimdhënësit Sinan Shehu, duke vlerësuar kontributin e tij në edukimin e brezave me dije, atdhedashuri dhe vlera të larta njerëzore.

Me këtë rast, Haradinaj u shprehu ngushëllime të sinqerta familjeve Salihu dhe Shehu, të afërmve dhe miqve të tyre, duke u dëshiruar forcë për ta përballuar dhimbjen e humbjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër