Raportohet se deputetët e PDK-së pritet të mblidhen sonte në Kuvend

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 gusht Zhurnal.mk – Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës pritet që pas pak minutash të mblidhen në Kuvendin e Kosovës.

Kështu ka mësuar gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami.

Kujtojmë që Kuvendi i Kosovës thirri vazhdimin e seancës konstituive për ditën e nesërme nga ora 11:00, veprim ky që po cilësohet shkelje e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetues nga njohës dhe partitë ish-opozitare. Kjo për shkak se sipas afateve kushtetuese, konstituimi do të duhej të ndodhte më së voni deri sonte në orën 23:59.

artikuj të ndërlidhura