Rast i rëndë në Kërçovë: Profesori sulmon fizikisht nxënësen

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 qershor, Zhurnal.mk – Policia në Kërcovë ka parashtruar kallëzim penal ndaj profesorit 68-vjecar nga fshati Drugovë, i cili dyshohet se fizikisht e ka sulmuar nxënësen e moshës së mitur, të cilën e ka lënduar rëndë, transmeton Zhurnal.

Sipas informacioneve të para nga policia, profesori teksa kryente detyrat në cilësinë e profesorit në një shkollë të mesme në Kërcovë, fizikisht e ka sulmuar nxënësen.

Pas sulmit nxënësja ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar nga Spitali i Përgjithshëm i Kërçovës. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura