Rasti “Vanja”, mbrojtja kërkon rigjykim

Nga Xh M
788 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 maj Zhurnal.mk – Të dënuarit me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe vrasjen e tmerrshme të Vanja Gorçevskës dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi, Ljupço Palevski, Velibor Manev, Bore Videvski dhe Vlatko Kishishev, kërkojnë që vendimet të rrëzohen dhe gjykimi të rihapet në Gjykatën Themelore Penale. Ata u transportuan me furgonë burgu këtë mëngjes në Gjykatën e Apelit të Shkupit për një seancë publike pas ankesave të dorëzuara. Gjykata e Apelit të Shkupit filloi me shqyrtimin e ankesave nga vendimi i shkallës së parë për rrëmbimin dhe vrasjen e tmerrshme të 14-vjeçares Vanja Gorçevskës dhe Pançe Zhezovskit nga Velesi. Pala mbrojtëse thotë se gjykata do t’i marrë për bazë ankimimet e tyre dhe gjykimi për ta të kthehet në shkallën e parë.

“Ky vendim duhet të hidhet poshtë dhe të fillojë gjykimi që nga fillimi, me të vetmin qëllim që të rishikohen edhe njëherë të gjitha faktet. Është e pakuptimtë që e gjithë akuza të ngarkohet se babai i Vanjës e kishte organizuar dhe ka dhënë informacione Palevskit, ndërsa nga ana tjetër me asnjë dëshmi të mos vërtetohet e njëjta.”, – deklaroi avokati i Ljupço Palevskit, Jovica Strashevski.

“Dëshmitë nga pompa e benzinës së Lukoilit në Veles dhe vrasjes së Vanjës nga kamerat e këmbimores, të cilat ishin të vendosura si dëshmi nga ana e Prokurorisë, por të njëjtat asnjëherë nuk i pamë. Gjykata e Apelit i ka këto dëshmi dhe të njëjtat janë pjesë e materialeve dëshmuese, prandaj edhe ne kërkojmë një gjykim të drejtë dhe ligjor. Dhe nëse duam të këtë rast ta zbardhim ashtu si duhet, ne duhet t’i zbardhim të gjitha rrethanat me gjendjen faktike dhe këto dëshmi t’i rishikojmë.”, – theksoi avokati i Bore Videvskit, Bojan Manev.

Ankimim ndaj vendimit të Gjykatës Penale kishte dërguar edhe Prokuroria, e cila nuk pajtohet me vendimin për lirimin e babit të Vanjës, Aleksandar Gjorgjevski. Sipas Prokurorisë, babai i Vanjës u ka dhënë informacione kidnapuesve dhe vrasësve të Vanjës në lidhje me lëvizjen e vajzës së tij, dhe sipas prokurorit Darko Jakimovski, babai i Vanjës, Aleksandar Gjorgjevski, është fajtor në kidnapimin e saj. Gjykata Penale në Shkup më 25 qershor të vitit 2025 i shpalli fajtorë Ljupço Palevskin, Velibor Manevin, Bore Videvskin dhe Vlatko Kishishevin për vrasjen e Vanjës, dhe i dënoi me burgim të përjetshëm, ndërsa Aleksandar Gjorgjevskin e kishte liruar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër