Rasti “Veaposka”/ Gjykata e Apelit konfirmon dënimin për gjinekologun Asani

Nga Xh M
495 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Strugë, 30 prill Zhurnal.mk – Gjykata e Apelit në Manastir e ka lënë në fuqi dënimin me tre vite burg për gjinekologun Muhamed Asani për trajtim të papërgjegjshëm mjekësor në rastin e Jalldëz Veaposkës, si dhe ndalimin pesëvjeçar për ushtrimin e profesionit të mjekut.

Siç raporton “Slloboden Peçat”, vendimi vjen pas ankesës së mbrojtjes, por gjykata ka konfirmuar përgjegjësinë për shkeljet e rënda gjatë trajtimit mjekësor.

Ndërkohë, për dy të bashkëpandehurit e tjerë, Apeli ka vendosur kthimin e çështjes në rigjykim, me seancën e re të caktuar më 6 maj. Rasti mbetet një nga më të komentuarit për shkak të pasojave serioze shëndetësore dhe pretendimeve për neglizhencë mjekësore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër