Reali po pret miratimin e Mourinhos për transferimin e objektivit të madh

Nga D. V.
390 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Real Madrid nuk ka hequr dorë nga ideja për të nënshkruar me Rodrin gjatë afatit kalimtar të verës, sipas raportimeve të “El Larguero”.

Mesfushori i Manchester City mbetet një nga objektivat kryesorë të “Los Blancos”, por klubi madrilen po pret miratimin e trajnerit të ri Jose Mourinho përpara se të ndërmarrë hapa konkretë për transferimin.

Sipas raportit, drejtuesit e Real Madridit besojnë se një largim i mundshëm i Pep Guardiola nga Manchester City në fund të sezonit, së bashku me dëshirën e vetë Rodrit për të veshur fanellën madrilene, mund të hapin rrugën për një transferim të bujshëm.

Megjithatë, theksohet se një marrëveshje e tillë mbetet shumë e vështirë për t’u realizuar për arsye financiare.

Real Madrid pritet të ketë një verë të ngarkuar me ndryshime në skuadër, ku planifikohen disa afrime dhe largime.

Në mesfushë, klubi po monitoron nga afër situatën e Dani Ceballos, Federico Valverde dhe Eduardo Camavinga, të cilët mund të ndikojnë në strategjinë e transferimeve të verës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër